Mirdita!
Jeni ekspert i kujdesit dhe keni përfunduar një diplomë profesionale në vendin tuaj? Atëherë jeni në vendin e duhur!
Ka shumë arsye për të zgjedhur njohjen e profesionit për personel kujdesi në Spitalin Universitar të Augsburgu:
Përveç një mjedisi ambicioz pune, kolegëve të shkëlqyer, mjekësisë dhe kujdesit në nivelin më të lartë, universitar, gjatë procesit të njohjes do t'ju ofrohet mbështetje e plotë nga Zyra e Specialistëve Ndërkombëtarë. Sidomos, udhëzuesit praktikë do t'ju shoqërojnë gjatë gjith procesit të njohjes në stacionet dhe do t'ju përgatisin për provimet. Për më tepër, Spitali Universitar i Augsburgu ofron gjithashtu kurse të përshtatshme gjuhe.
Nëse jeni të interesuar të realizoni njohjen e profesionit si infermier në Spitalin Universitar të Augsburgu, duhet të dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
- Përshtatshmëri në nivelin gjuhësor B1, e dëshirueshme B2 (Certifikatë nga Goethe, TELC, ÖSD, ALTE)
- Vendim për vlerësimin nga Agjencia e Shtetit Bavarez për Kujdesin
Këtu janë disa fakte interesante rreth njohjes së profesionit në Spitalin Universitar të Augsburgu:
- Aktualisht, rreth 100 punonjës janë duke përfunduar procesin e njohjes
- Mundësi banimi përmes konvikteve për punonjës
- Shkallë e lartë suksesi në provimin përfundimtar
- Shoqërim nga Zyra e Specialistëve Ndërkombëtarë që nga fillimi i procesit deri në marrjen e çertifikatës
Punë me perspektivë
Keni përfunduar diplomimin për infermier në vendin tuaj dhe dëshironi të realizoni njohjen e profesionit në Spitalin Universitar të Augsburgu?
Atëherë aplikoni drejtpërdrejt te ne! Dorëzoni dokumentet e kërkuara përmes aplikimit online.
- CV i juaj
- Një dëshmi e çertifikatës suaj të gjuhës Gjermane (minimum B1)
- Diploma juaj
Pasi të shqyrtojmë dokumentet, do t'ju kontaktojmë menjëherë.
Share Us!
Këtu mund të shkarkoni videon për ta shpërndarë dhe tërhequr vëmendjen për ngjarjen në kanalet tuaja të mediave sociale:
Ne do t'ju shoqërojmë gjatë procesit të njohjes tuaj:
Marina Klišanin (B.Sc.)
Bereichsleitung der Stabsstelle IFAP
Lea-Marie Friedberger
Pädagogische Leitung der Stabsstelle IFAP
E-Mail: anerkennung-pflege@uk-augsburg.de
